Leicesteri në krizë, barazon me WBA-n

16.10.2017 23:05:59

Ndeshja mes Leicester Cityt dhe West Bromit e ka mbyllur xhiron e tetë të Premier Ligës Angleze.

Takimi i sotshëm u mbyll me barazim 1 me 1, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi dolën mysafirët me golin e shënuar nga N. Chadli 63’. Ndërsa goli i barazimit u shënua në minutën e 80’ me anë të Ryad Mahrez.

Me këtë pikë Leicesteri mbetët në pozitën e 18-të me gjashtë pikë, kurse WBA në të 10-in me 10 pikë./IndeksOnline/