Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra e goditjes

22.05.2020 10:13:35

Një tërmet me magnitudë 3 të shkallës Rihter është regjistruar sot në vend rreth orës 10:18. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Thumanë, me thellësi 29.5 kilometër.

Ndërkohë, Instituti i Gjeoshkencave njofton se lëkundja ka qenë me magnitudë 2.9 ne Thumane.

Një ditë më parë u shënuan lëkundjet e tërmetit në zonën e Radës në Durrës.Sipas IGJEUM ishte 3 balle dhe me nje thellësi 12 km.