LETËR E HAPUR DREJTUAR: GRUPIT TË GRAVE ASAMBLISTE TË KOMUNËS SË DRENASIT

28.03.2019 23:29:40

Nga: Petrit Gashi

Të nderuara anëtare të grupit të Grave Asambleiste në Komunën e Drenasit,

Në seancën e mbajtur me 27.03.2019, në kuadër të pikave të ndryshme kam diskutuar edhe për presionin që i është bërë zonjës ZAHRIE PODRIMQAKU – SUBASHI , Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut dhe ZBGJ me MB, në Komunën tonë nga Kryetari Ramiz Lladrovci për ta larguar prej punë dhe për ta vendosur rejën (nusen e djalit) e motrës së vet në pozitën e tillë.

Presioni për ta larguar znj.Zahrie nga puna ka filluar që nga ardhja e Kryetarit Lladrovci në krye të komunës dhe madje për ta degraduar rolin e saj ajo është penguar në të gjitha format dhe mënyrat për ushtrimin e detyrave të saj zyrtarë madje duke e larguar edhe nga KSSB që ishte edhe obligim ligjor për të qënë pjesë. E ka penguar për ushtrimin e të gjitha monitorimeve në konkurse në komisionet e grupeve punuese , strategjive dhe rregulloreve komunale i cili është obligim ligjor për ta ushtruar ajo.

Gjatë tërë janarit të vitit 2019 kryetari personalisht duke thirrur për çdo ditë në zyre tek ai i ka bërë presion që të largohet nga vendi i punës më kundërligjshme dhe duke mos respektuar asnjë nga ligjet as të rekrutimit por as të transferim. Nga presioni madh drejtim të znj.Zahrie dhe pa vullnetin e saj kryetari e kishte kërcënuar më një vendim të shpejt për transfere dhe zëvendësimin e saj me një person tjetër familjar i z.Lladrovci, dhe si rezultat nga ngarkesa e madhe psiqike asaj me 1 shkurt (dite e premte) 2019 është alivanosur në zyrën e saj dhe për dy ore rresht nuk i është ofruar ndihme nga frika e kryetarit, ku si rezultat pas lajmërimit të familjes dhe emergjencës ajo dy ditë rresht i ishte nënshtruar infuzioneve dhe kontrolleve mjekësore ndërsa me 6 shkurt ishte shtruar në spital.

Ditën kur është alivanosur personi në fjalë ka qënë edhe një ekip i KTV-së dhe Policia e Kosovës në Drenas për të parë gjendjen ( të lajmëruar dikush nga dëshmitarët e rastit). Në rrjedhojë të kësaj ngjarje, pas kthimit të znj. Zahrie nga spitali, Kryetari Lladrovci me vendimin 01 Nr. 112-11586 të datës 01.03.2019, kishte transferuar personin në fjalë me transferim të përkohshëm në pozitën; Shef i shërbimeve të kuvendit në të njëjtën kategori funksionale. Në përputhje të legjislacionit në fuqi znj.Zahrie e ka kundërshtuar vendimin në baze të ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës (Neni 31, pika 1 dhe 2 https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2679 ). Po ashtu neni 45, pika 1, Ligjit Nr.03/ L/149 për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës me jep të drejtën për mbajtjen e vendit të punës dhe ruajtjen e pozitës ekuivalente si dhe të drejtën për ankesë neni 50, pika 1,2. gjë që Vendimi 01 Nr. 112-11586 nuk përmban këshillën juridike për ushtrimin e ankesës.

Të nderuar anëtare të Grupit të grave asamblistë,

Për ju që nuk e njihni znj.Zahrie ajo ka dhënë kontribut të çmuar në të gjitha periudhat në të cilat kishte kaluar vendi, dhe madje ishte aktivistja nder të parat në Drenas që kishte luftuar për pozitën e gruas dhe për rolin e saj në institucione, prandaj kërkojmë nga ju që të shikoni rastin në fjalë dhe sipas rolit tua të ngritni zërin për këtë padrejtësi të madhe që po ndodhë në Komunën tonë. Po ju paraqes shkurt vetëm disa nga aktivitetet që znj. Zahrie kishte gjatë jetës së saj:

– Veprimtare qe nga viti (1990- 1998),
– Kryetare e Forumit të Gruas, të Lëvizjes Demokratike Nëndega Drenasi III, (1990-1995),
– Anëtare e Kryesisë së N/KMDLNJ, në Drenas ( 1990- 1998),
– Kryetare e Nëndegës së Çikëtove e re (1994-1996),
– Anëtare e Këshillit Komunal për Financim në Drenas (1993-1998),
– Arkëtare e Këshillit Komunal për Financim në Drenas (1995-1996),
– Kryetare për organizimin e N/KKF në Drenas (1995-1998),
– E anëtarësuar në UÇK-së (Me 27.11 1997-1998 ),
– E burgosur politike e dënuar me katër vjet burg dhe i ka mbajtur tri vite në Serbi. gjatë viteve (prej 08. 08.1998 deri 17.03. 2001),
– Kryetare e N/KMDLNJ në Drenas (2001-2002),
– Kryetare e komitetit për të Drejtat e Grave në Komunën se Drenasit (2001-2002),
– Zyrtare për Barazi Gjinore në Komunën e Drenasit (01.01.2003-01.06.2008),
– Koordinatore e NJKDNJ, Zyrtare për Barazi Gjinore dhe Mundësi të Barabarta në Komunën e Drenasit (01.06.2008- 01.02.2019).
– Me titull “AMBASADORE E PAQES, KOSOVË” nga Organizata Botërorë për të Drejtat e njeriut me qendër ne NEW YORK, dhe anëtarë e organizatës për Mbrojtjen e tw Drejtave të Njeriut. Po ashtu në NEW YORK.
– Ka mbajtur mbi 20 trajnime për barazi gjinore dhe për rolin e grave në komunitet
– Ka pranuar shume mirënjohje e falënderime për aktivitete e saj të palodhshëm etj.

Prandaj rasti se çka po ndodhë më znj. Zahrie është padrejtësia me e madhe që po ndodhë që nga pas lufta vetëm e vetëm për të punësuar një familjare të Kryetarit Lladrovci, dhe si rezultat personi në fjalë po kalon një krizë të rend shkaku i degradimit dhe humbjes së punës sepse në pozitë nuk është nuk definohet qartë ekzistenca e saj në punë ose jo.

Si gra asmbleiste në Komune tonë ju kisha lutur që të merrni hapa konkret në mbrojtjen e të drejtave të saj dhe mbështetjen që kërkon zonja në fjalë pasi po kalon ditë të vështira nga presioni i Kryetarit dhe vendimi i paligjshëm i tij. Të paktën vendosuni 5 minuta në pozitën e saj më gjithë atë kontribute për lirinë dhe pavarësinë e vendit, si një nënë e shtyre në moshe ku rinin e saj e shpenzojë për lirinë e Kosovës së a meriton ti behët një padrejtësi e tillë? prandaj pres nga ju që përmes rolit tuaj ta ndihmoni zonjën në fjalë.

Me respekt
Petrit Gashi – Asambleist i Kuvendit Komunal në Drenas

P.S
Të bashkangjitur gjeni edhe raportet mjekësorë të zonjës, vendimin e paligjshëm të kryetarit por edhe disa nga mirënjohjet dhe falënderimet që dëshmojnë punën e madhe të zonjës së sipërpërmendur. Gjithashtu disa nga shkrimet e saj te hershme si një nder shqiptaret me të torturuara të ish sistemit.

Fotografia e Petrit Gashi
Fotografia e Petrit Gashi
Fotografia e Petrit Gashi
Fotografia e Petrit Gashi
Fotografia e Petrit Gashi