Letër nga Bejtullah Sadiku për Aurel Dasaretin

09.11.2019 13:25:47

I nderuar miku im dhe i gjitheshqiptarise Ztr.Aurel, dhe gjitheve Juve intelektual te ketij forumi ne mesin e kujt gjindem edhe une personalisht.

Plotesisht pajtohem se duhet riaktivizuar diaspora ne gjetjen e mundesive per eliminimin e negativiteteve qe me vite e decenie i ka kapluar vendet dhe trojet tona.Por, nisem nga veta e pare, se jam nje nder ata aq sa munda e me lejuan mundesite sa isha edhe ma i ri, te ngajme, punojme, angazhohemi dhe si tja bejme ma mire popullit, atdheut dhe atij populli te shumevuajtur. Ndimuam materialisht e financiarisht (kemi fakte e argumente), ndimuam ideologjikisht se si me u cliruar njeher e pergjithmon nga ata qe me shekuj na kolonizuan e eksploatuan,nuk kursyem mund, lodhje e gjume duke udhetuar e takuar bashkeatdhetar duke udhetuar nga 3000-4000 Km brenda nje vikendi. Ndimuam lufterat me djersen e bashkevendaseve te diaspores.

Nga kjo diaspore u rradhiten me qendra e qindra luftetar nga Evropa e Amerika per lirimin dhe clirimin e viseve qe duhej te lirohen e clirohen. E sot udhehqsit tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e vise tjera pa fije turpi shkelin mbi nderin, mundin, djersen dhe ndihmen e diaspoes, sa qe personalisht nuk e kam idene se si mund ma tutje ta ndihmojme. Personalisht e ndiej veten te lodhur, te harxhuar, pa defetizem e pesimizem, por realitet qe eshte edhe i idhur. Andaj shpesh e kam perdor nje maxime (ta quaj timen) se: Ate cka s´munda une, do te mundish ti. Cka sdijta une, do te dish ti.Ku mbeta une, vazhdo ti. Me kete, dukshem dhe realisht shihet se barra hudhet mbi te tjeret, por ky eshte realiteti, se te tjeret jane rrinia jone e vlefshme qe duhet te vazhdojne rrugen tone dhe te behet rroje dhe mburroje e Atdheut duke hequr qafes qofte ata/ato qe shesin dhe tradhetojne vendin, qofte edhe barkeuriturit qe gllabrojne e vjedhin buken e femijeve te vete. Ju pershendes te gjitheve nga nje ish..

Me shume Respekt!