Lezhë, parandalohet një vrasje për konflikt pronësie

02.11.2016 12:42:43

Policia e Lezhës ka parandaluar një vrasje në fshatin Torovicë, ndërsa ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.

Blutë bënë të ditur bënë të ditur se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në debat e sipër shtetasi Agron Gjeka 40-vjeç ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tijë me iniciale L.B, 31 vjeç.

Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe falë ndërhyrjes në një kohë të shpejtë të këtyre të fundit u parandalua vrasja.

Blutë bënë të ditur se kanë arrestuar autorin e dyshuar 40-vjeçarin Agron Gjeka, ndërsa janë zbardhur edhe motivet e ngjarjes.

Sipas të dhënave, konflikti midis tyre e ka zanafillën për çështje pronësie.

Materialet procedurale ndaj 40-vjeçari të arrestuar ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “vrasja me paramendim e mbetur në tentative” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.