Lidhja Demokratike e Kosovës: Tashmë një memorial në Kosovë do ta mbajë emrin e Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova.

07.09.2018 19:48:17

Tashmë një memorial në Kosovë do ta mbajë emrin e Presidentit të ndjerë Dr.Ibrahim Rugova.

Sot në fshatin Malaj në Rugovë u përurua Kompleksi Memorial ”Ibrahim Rugova”, i cili u ndërtua me kontributin e shoqatës ”Sali Çekaj” e veprimtarë e qytetarë të tjerë.

Në këtë përurim ishin prezentë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës ku mbajtën fjalim për ish-liderin e ndjerë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova.

Afër kompleksit gjithashtu është edhe kulla dy katëshe brenda së cilës ka fotografi me histori rreth ish-presidentit Rugova.

Përurimi i kompleksit memorial “Dr. Ibrahim Rugova” u mbajtë nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri.

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës