Liga e Kampionëve kthehet me përballje gjigantësh

09.04.2017 14:35:42

Liga e Kampionëve kthehet mesjavën që vjen me sfidat e para të çerekfinaleve. Ky rreth i garave sjell përballje gjigantësh. Mbrëma e së martës vjen me dy ndeshje të mëdha, Juventus-Barcelona dhe Borussia Dortmund-Monaco.

Por, padyshim se kureshtja e futbolldashësve do të jetë në Torino në duelin Juve-Barcelona, një sfidë që pritet të sjell emocione të mëdha për plotë 90-të minuta.
Ndërkohë, nxehtë pritet të jetë edhe të mërkurën, ku ndeshen Bayern Munich-Real Madrid e Atletico Madrid-Leicester City, raporton KosovaPress.
E marte
(20.45) Dortmund (GJER) – Monaco (FRA)
Juventus (ITA)- Barcelona (SPA)
E mërkure:
(20.45) Atletico Madrid (SPA) – Leicester (ANG)
Bayern Munich (GJER) – Real Madrid (SPA)
Çerekfinalet kthim do të luhen të martën, me 18 prill dhe të mërkurën, me 19 prill.