Lihtenshtejn- Shqipëri 0:1 pjesa e parë. Dominojnë kuq e zinjtë

06.10.2016 22:00:04

Ka qenë Hyka që në minutën e ‘12, i ka dhënë një gol Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, mbetet edhe pjesa e dytë ajo që do të përcaktojë rezultatin përfundimtar.

Në minutën e ‘4, Mavraj bëri një gabim që mund t’i kushtonte kombëtares sonë.

Kjo gjë e ka nervozuar trajnerin Gianni De Biasi, duke i thënë që duhet të jetë më i vëmendshëm.

Në minutën e ‘9, Azdren Llullaku, ka rrezikuar seriozisht portën kundërshtare, por jo. Ndërsa në minutën e ‘10, Hyka ka shënuar gol.

Shqipëria ka dominuar gjatë gjithë kohës, por nuk ka mundur që të gjejë portën, për të thelluar rezultatin.

 -15′ E gjithë skuadra e Lihtenshtejnit qëndron e e tërhequr në gjysmëfushën e saj, ndërsa lojtarët tanë tentojnë të gjejnë hapësira me Hykën dhe Llullakun në të majtën e sulmit tonë. Pas golit të parë.

 –Nuk kanë të ndalur rastet e Shqipërisë, por ende rezultati mbetet minimal 0-1. Në fillim Roshi godet bukur, nga jashtë zonë e në një tjetër rast është Balaj që me kokë e çon topin në duart e portierit.

 – Teksa luhet minuta e 40 e ndeshjes Lihtenshtejni është zhvendosur disi më përpara në drejtim të portës sonë, por pa mundur të tregohen të rrezikshëm.

Pjesa e dytë

shqiperiaNis pjesa e dytë dhe De Biasi ka bërë një tjetër zëvendësim. Largohet Abrashi dhe në fushë është Lila. Asnjë zëvendësim për vendasit deri tani.de-biasi