Lille interesohet për portierin e kombëtares shqiptare

18.07.2018 00:19:17

Portieri shqiptar i Atalantës, Etrit Berisha është në negociata për një transferim të mundshëm te Lille në Ligue 1.

Sipas Sportitalia, dy klubet kanë nisur bisedimet për lojtarin e përfaqësueses shqiptare.

29-vjeçari iu bashkua Atalanta-s nga Lazio, në fillim në formë huazimi e më pas i blerë për 5 mln euro.

Berisha ka kaluar shumicën e karrierës së tij në Serie A, teksa ka ardhur në fillim te Lazio më 2013.

Ai ka 47 paraqitje me përfaqësuesen shqiptare por aktualisht e ka humbur vendin e titullarit për shkak të Thomas Strakoshës.