Lista Serbe kthehet në Kuvend

22.12.2016 10:38:22
Lista Serbe i është kthyer sot punës në Kuvendin e Kosovës me shefin e ri të Grupit Parlamentar, Sasha Millosavleviq.

Shumica e deputetëve të Listës “Srpska” kanë shkarkuar shefin e Grupit Parlamentar, Sllavko Simiq dhe në vend të tij kanë emëruar Sasha Millosavleviqin, raporton lajmi.net.

Në sallën e Kuvendit është parë edhe deputeti Sllobodan Petroviq.

Një ditë më parë lajmi.net ka paralajmëruar kthimin e Listës Serbe në punën e Kuvendit.

Pikë e rendit të ditës në seancën e sotme është shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e vitit të ardhshëm.