Lobimi rus, zgjaten hetimet për Bashën dhe dy vartësit e tij

15.10.2019 12:55:14

Prokuroria ka zgjatur me tre muaj hetimet për kreun e PD Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Tre zyrtaret e PD janë në hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet e lobimit rus në USA për zgjedhjet e 2017.

Pak javë me parë Basha, Dervishi dhe Ristani u morën të pandehur, ndërsa dosja ende s’ka shkuar në Gjykatë, por Prokuroria ka vendosur te zgjas afatet hetimore.