Lojërat Olimpike fillojnë këtë javë ndërsa uji në Rio është më se i ndyrë (Foto)

01.08.2016 16:16:27

Do të donit të notonit këtu? Foto shokuese tregojnë tmerrin e plotë të kushteve të papastra të Rios ku edhe atletët janë paralajmëruar të mos fusin kokat e tyre nën ujë.

Një kufomë lundruese dhe një krah i këputur tashmë janë marrë nga uji i neveritshëm në Ganabara Bay në Rio, shkruan Dailymail, transmeton Indeksonline.

Në këtë vend pritet që të zhvillohen disa nga lojërat me not në Lojërat Olimpike të cilat pritet të fillojnë këtë javë.

Studimi tregon se niveli viral i ujit është 1.7 milionë herë më i ndotur duke i tejkaluar të gjitha normat dhe duke u konsideruar shqetësuese në SHBA dhe Evropë.

Uji është ndotur edhe në shumicën e plazheve të Rios ku turistët do ta kenë të ndaluar të lahen nga rreziku i viruseve që shkakton ndotja e ujit.