LPM: Ja zgjidhje për mediat dhe të shkojmë në zgjedhje në dhjetor

28.08.2016 15:51:04

OBRM-PDUKM dhe LSDM sërish ngecën në çështjen për mediat, kësaj radhe nuk mund të merren vesh për anëtarin e pestë të trupit “ad hoc” për mbikëqyrje të mediave. Si me shprehi, sërish është në dukje përfshirja e të huajve, me se vendi edhe më tej në sytë e shteteve demokratike paraqitet si një demokraci e papjekur e cila nuk mund të sigurojë zgjidhje për dalje nga ngërçi, ka thënë Gjorgji Todorov, anëtar i komitetit ekzekutiv të LPM.

“LPM propozon përcaktim të obligimit ligjor për mediat që në mënyrë të barabartë ta ndajnë kohën në fushatën 2o ditësh për të gjithë partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

Me qëllim që mediave të mos u shkaktohen dëme financiare, zgjedhjet e ardhshme tërësisht të financohen nga buxheti dhe mediave tu ndahet kompensim nga buxheti si dëmshpërblim për atë që do ta ndajnë hapësirën e tyre në mënyrë të barabartë gjatë fushatës zgjedhore pa kompensim nga partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje.

Me këtë bie poshtë nevoja për negociata dhe zënka të mëtejme rreth mediave dhe për zbulim të trupave të ndryshëm në stilin e atij “ad hc” për mediat”, ka thënë ai.

Në fund LPM ka apeluar deri te kolegët e OBRM-PDUKM dhe LSDM:

“Ndaloni negociatat për mediat me të cilat e turpëroni vendin, ja ku e keni zgjidhjen për mediat, dhe hajde të dalim të gjithë në zgjedhje në dhjetor të vitit 2016“.