LSDM: Rebalanci i buxhetit të tërhiqet deri në zbardhjen e procedurës së emetimit të euro obligacionit

25.07.2016 15:08:52

“LSDM konsideron se Rebalanci i buxhetit i cili sot gjendet në rend dite duhet të tërhiqet deri sa të pastrohet ligjshmëria e procedurës së emetimit të euro obligacionit në vlerë prej 450 milionë euro”, ka thënë sot para gazetarëve deputeti i LSDM, Goran Sugareski.

“Duke pas parasysh që këto 450 milionë euro në rebalancin e buxhetit u përllogaritën në mënyrë plotësuese edhe atë pas përfundimit të shqyrtimit të amendamenteve si një propozim i plotësuar i Qeverisë, konsiderojmë se deri në zbardhjen e procedurës për emetimin e euro obligacionit, Rebalanci duhet të tërhiqet që Kuvendi të mos sillet në pozitë të votojë një Buxhet i cili vërtetë është joreal.

Mendimin tonë për rebalancin e kemi thënë në disa konferenca për shtyp dhe kemi theksuar se një rebalanc i këtillë me të cilin zvogëlohen harxhimet kapitale, ndërsa rritet deficiti buxhetor është vetëm edhe një jap përpara drejt zmadhimit të borxhit publik dhe  rritjes së varfërisë së qytetarëve”, ka deklaruar Sugareski i LSDM.