Madeleine Albright gruaja më e fuqishme e botës, u përjetësua në Prishtinë

12.06.2019 16:10:04
Nga: Jahja LLUKA
Fjala dhe guximi i Sekretares s’ë parë grua në historinë e SHBA-ve, Madeline Albright bënë që kjo zonjë e madhe të rrëmbej zemrat e gjithë popujve në botë,dashamirës të lirisë, veçanërisht shqiptarëve. Kur kohërat e zymta, po shënonin fundin e një shekulli që nxori Dy Luftëra Botërore, akrepat e orës së këtij fundshekulli XX, po shënonin goditjet më të rënda ndaj popullit shqiptar që kërcënonin me zhdukje nga faqja e dheut. Ishte zëri i gruas më të fuqishme të botës Madeline Albright e cila, si një hyjneshë i doli në mbrojtje kombit shqiptar. Në kohë të pazakonta, disa njerëz me vullnetin dhe guximin e tyre hyjnor bëjnë vepra të pazakonta, e që do mbesin përjetësisht në historinë e njerëzimit, si shembull dhe frymëzim për shpirtrat që duan lirinë dhe paqen në botë. Madeleine Albright rrëmbeu zemrat e çdo shqiptari, anë e kënd botës, vepra e saj bëri që shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre, atje ku kishin lënë kujtimet, vuajtjet, dashuritë, andrrat,gjakun dhe varret. Falë kësaj zonje të madhe me zemër hyjnore, ne sot frymojmë lirshëm. Prishtina sot zbulon bustin e z.Albright e cila hapi një epokë të re me veprën dhe ndihmën e saj për shqiptarët në Ballkan. Kjo grua e madhe pushtoi botën dhe bëmen e saj pushtoi përjetësinë. Ne kurrë nuk do të harrojmë ku ishim dhe ku duam të shkojmë. Shteti ynë përmbledh sakrificat dhe gjakun e një populli për gjashtë shekuj me radhë. Fëmijet dhe brezat që do vijnë do i mbesin mirënjohës përgjithmonë z. Albright e cila vulosi përjetësinë e saj në bustin e saj në Prishtinë.