Mafia politike-prokuroriale furi mish dhije në listat e veteranëve

19.09.2018 17:38:46

Nga Binak Maxharraj

A është kjo një koinçidencë apo rastësi por sa hërë që pushteti i ka punët pickë krijon afera te ndryshme. Këso afera patëm boll qe nga tentimi i çfuqizimit te Specialës, kidnapimin dhe deportimi më dhunë i qytetareve turq ne Turqi, për te cilat askujt nuk i ra siç thuhet as një kime e flokut. Dhe tashti apet kur Qeveria pa ecë në kingala që për çdo rast pritet të rrexohet, kur Parlamenti e ka ba punën llugë qe nuk mund te merren vesh për asgje, por edhe me tëpër për të qitë sadopak në hije tendencat për ndarje, korrixhim të vijes kufitare me Serbinë ia hoqën fitilin afëres se veteranve ëe luftes qe të shperthej, anipse kjo është ditë që sa vite më parë,por qe e lan qellimshëm të flejë për të gjetë rastin më të përshtatshëm.

Vite me parë u tha se kjo çështja e Veteranve te luftës që përfshinte diku rreth 60 veta, ishte e fryer e sterngarkuar jo nga vete veteranet,por nga pushtetarët qe edhe përfituan nga kjo situat, sepse ata vete e krijuan këtë afër për qellime materiale te tyre, por edhe për qellime elektorale. Nuk i kanë fajet veteranet, sepse çërtifikatat e veteranit atyre nuk u pikën nga qielli por i morën, apo i blënë nga komandantet e tyre. Kjo është qeshtja. Prandej ti qosh ne gjykate mbi 40 mijë veteran te rrejshem është absurde. Ne gjykatë duhet te shkojnë, bile edhe te denohen rrast te gjitha ata qe lëshuan çërtifikata te rrejshme, bile turpi i tyre shkonë deri në absurd sa qe këta komandant prodhuan veteran edhe nga foshnjet qe kishin lindë gjatë luftës.

Posiqe çështja e veteraneve te luftës shkoj në prokurori, e pati fatin që apo sherrin qe kjo lendë ti jipet një prokurori të rijë Elez Blakaj,i cili ishte një njeri jo djallëzor,i pakorruptuar dhe këtë punë e mori me plotë seriozitet, por pa e dijtur qe po punonte ne xhunglën e prokuroreve te korruptuar dhe të kapur nga mafio-politika. Punoi me plotë përkushtim,por gjatë punës së tijë edhe i qitnin ndëeskamca eproret e tij.Por prokurori i ri e vazhdoi punën ashtu siq i thoshte ligji. Kur e përfundoi punën, ai e shpalli hapatas së ishin mbi 20 mijë veterna të paligjëshëm. Filluan kërcnimet ndaj tij.U detyrua te ikë ne Amerikë, atje ku edhe i kishte kry shkollat se duhet me punu me ligj e me ndërë.

Por së shpejti punën e more prokuroria e korruptuar,i puplikoj edhe listat në të cilat futi mish dhije, të cilat edhe u publikuan edhe ne media. Por, prokurori Elez Blakaj tha haptas se ne këto lista kishte manipulime sepse ishin shtu edhe mbi 2 mijë veteran tjerë te rrejshem. Këtë e kishte ba prokuroria pas doreheqjes se tij. Në këto lista te rrejshme kishin futë me qellim edhe luftetar te vertetë, kishin futë njerez dhe pushtetar pa dijte se çka është luftakishin futë nana e motra bile edhe dashnore, me qellim qe ta kompromitojnë prokurorin Elez Blakaj. Të gjitha këto Elez Blakaj i hodhi poshtë si të qellimshme për ta kompromituar punën e tij të sakët dhe te sinçert.Doli ne pah pra, tendenta e prokurorve qe kjo çshtje të jepë tendenca tjera te qëllimshme. Krejtë kjo tregon edhe për te satën here se çfarë sistemi prokurorial kemi te korruptuar dhe të kapur nga mafia politiko-prokuriale me të cilët nuk ka edhe gjyqesi te mirçfillët në Kosove, dhe se në këta sektor aq te ndieshëm te shtetit është i domosdoshem Wettingu, pa te cilin nuk shkohet përpara.