Mallakastër, qytetari dorëzon armën: E posedoj që nga ’97 (Video)

21.01.2017 09:53:40

Një biznesmen nga Mallakastra është paraqitur në Komisariatin e policisë për të dorëzuar armën e zjarrit që mbante në banesë. Këtë veprim, ai e ka bërë pas thirrjes së ministri të Brendshëm, Saimir Tahiri, për dorëzimin e armëve në mënyrë vullnetare. Biznesmeni, u ka bërë thirrje qytetarëve të tjerë që të veprojnë si ai.

“Këtë armë e posedojë që nga ‘97. Duke iu përgjigjur thirrjes së ministrit të Brendshëm, zotit Saimir Tahiri, iu bëj thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët, sepse rendi dhe siguria është rritur dhe nuk kemi pse t’i posedojmë këto armë”, është thirrja që biznesmeni bën.