Man Utd me shumë mungesa kundër PSG-së

05.03.2019 17:43:43

Ole Gunnar Solskajer ka prezantuar listën me lojtarët që do të udhëtojnë me skuadrën për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër PSG.

Paris Saint Germian të mërkurën në ‘Parkun e Princave’ pret Manchester United për të zhvilluar ndeshjen e kthimit në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.
Manchester United në Francë për ndeshjen me PSG do të udhëtojë në mungesë të një numri të madh të lojtarëve.
Anthony Martial, Jesse Lingard dhe Ander Herrera nuk kanë udhëtuar me skuadrën shkaku i lëndimeve, ndërsa Paul Pogba mungon shkaku i kartonit të kuq.
Lista e lojtarëve të ftuar nga trajneri Solskjaer:
Portier: De Gea, Romero, Grant.
Mbrojtës: Bailly, Dalot, Lindelof, Rojo, Shaw, Smalling, Williams, Young.
Mesfushorë: Fred, Garner, Gomes, McTominay, Pereira.
Sulmues: Chong, Greenwood, Lukaku, Rashford.