MAPL financon asfaltimin e një rruge në Gjakovë

17.05.2017 11:23:38

Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka nënshkruar marrëveshje me komunën e Gjakovës për asfaltimin e aksit rrugor në lagjen Hoxhaj të fshatit Batushë.

Marrëveshje është nënshkruar nga zv.ministri në detyrë i MAPL-së, Bajram Gecaj dhe kryetarja e Gjakovës Mimioza Kusari-Lila.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetares Kusari-Lila, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.