Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal ka vazhduar nënshkrimin e marrëveshjeve me kryetar të komunave të Kosovës për mbështetje të projekteve kapitale.
Të premten, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Ndërtimi i tregut të hapur në Fushë Kosovë”.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për financimin e projekteve kapitale do të vazhdojë edhe me komunat tjera të Kosovës