Marko Gjuriq mbështet kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

Marko Gjuriq mbështet kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

27.03.2017 08:42:29

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se respekton vendimin e përfaqësuesve të Listës Serbe që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe përkundër rrethanave të vështira politike ta ndalojnë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Përfaqësuesit serbë kanë thënë qartë se ata do të shkojnë në Kuvend për të thënë publikisht se do të jenë kundër formimit të ushtrisë dhe kjo është diçka që duhet të mbështetet”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se përfaqësuesit shqiptarë  u munduan që të shfrytëzojnë rastin që t’ua marrin mandatin deputetëve serbë sepse gjashtë muaj nuk morën pjesë në punimet e Kuvendit.