MASh thirrje institucioneve arsimore: Respektoni masat antiCOVID-19

23.02.2021 13:06:12

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), u ka bërë thirrje të gjithë akterëve të përfshirë në sistemin arsimor që të vazhdojnë të respektojnë masat kundër pandemisë COVID-19, në mënyrë që mësimi të vazhdojë të zhvillohet sipas skenarit A, pra me prezencë në shkollë.

“Mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe menaxhmenti i shkollave duhet të kenë kujdes të vazhdueshëm në respektimin e distancës, higjienës dhe bartjes së maskës

Po ashtu, MASh kërkon nga studentët, mësimdhënësit, menaxhmentet e universiteteve dhe fakulteteve, si dhe kolegjeve për respektimin strikt të masave parandaluese ndaj pandemisë”, thuhet në njoftimin për media.

MASh, ka kërkuar nga institucionet e arsimit në të gjitha nivelet që të ndërmarrin masa parandaluese dhe mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKShPK-së dhe MSh-së.

.