Mashtronin për bileta bashkatdhetarët, arrestohen dhe u konfiskohen mijëra euro

12.08.2017 13:01:03

Policia e Kosovës ka arrestuar dt persona të dyshuar për mashtrim. Sipas policisë të arrestuarit kishin mashtruar  disa bashkatdhetar për nxjerrjen e biletave të aeroplanit.

Polici a ka njoftuar se të arrestuarave u janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parave.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kishin mashtruar një numër të bashkatdhetarëve në emër të nxjerrjes së aviobiletave në Zvicër dhe Gjermani. Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve. Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 CHF dhe 25,798 €”, thuhet në njoftim.

. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.