Mbi vendbanim arkeologjik ndërtohet objekt kishtar (Video)

06.08.2016 21:19:16

Me leje të Ministrisë së Kulturës Rinisë e Sportit është ndërtuar një objekt kishtar i quajtur “Vizitatorium”, mbi vendbanimin arkeologjik të Budrigës në Komunën e Parteshit.

Arkeologu që ka udhëhequr ekspeditat në atë pjesë, Shafi Gashi, thotë se vendbanimi është shumë i rëndësishëm, sepse janë gjetur artefakte që dëshmojnë autoktoninë ilire.

Gashi pohon se vendbanimi është dëmtuar shumë nga ndërtimi i ri.

Por, nga ministria thonë se punimet nuk dëmtojnë asgjë dhe se objekti është ndërtuar për nevoja të qytetarëve të atjeshëm.