Mblidhet kryesia e LDK-së

06.01.2020 16:26:31

Kryesia e Lidhjes Demokratike është mbledhur për të diskutuar për koalicionin me VV-në

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur kryesin e partisë, ku temë kyçe pritet të jetë  arritja e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, përcjell lajmi.net.

Ndryshe, Mustafa gjatë ditës ka mbledhur grupin parlamentar, me të cilët ka diskutuar po për këtë temë.

Pas këtij takimi shkurtimisht ka folur para mediave nënkryetari i parë i partisë, Agim Veliu që ka komentuar video mesazhin që sot gjatë ditës e ka publikuar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Nuk besoj që mund të na përcaktoj neve dikush punën”, ka thënë Veliu.