Mbushet Kuvendi, kandidati tjetër i PD “tradhton” Bashën

13.05.2019 14:15:06

Halit Valteri, kandidat për deputet në listat e PD-së për qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 2017 ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në KQZ për të marrë mandatin.

Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, po ashtu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Me marrjen e mandatit të Valterit, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 117, nga të cilët 38 janë nga opozita.