Me 12 nëntor në shitje biletat për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.

05.11.2019 15:00:43

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet tejet më rëndësi në muajin nëntor.

Fillimisht me 14 nëntor Kosova do të udhëtoj në Çeki për të zhvilluar ndeshjen me kombëtaren çeke ndërsa 3 ditë më vonë, Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do ta presë kombëtaren angleze.

Arianit Ahmet, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Federatës së Kosovës së Futbollit  ka pohuar se me datën 12 nëntor do të dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër “Tre Luanëve”.

“Biletat për ndeshjen kundër Anglisë do të dalin me datë 12 nëntor. 5 % e stadiumit, saktësisht 750 bileta do të jenë për mysafirët, aq edhe sa ju takon në bazë të rregullave”, tha Ahmeti.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet me 17 nëntor  me fillim nga ora 18:00.