Më 15 tetor mbahen takimet tradicionale “Takimet e Gjeçovit”, në Zym të Hasit

26.09.2016 20:37:25

Gazetari i njohur dhe veprimtari Frrok Kristaj, nëpërmjet një njoftimi ka informuar se takimet tradicionale, “Takimet e Gjeçovit, që për të 45 herë mbahen në Zym të Hasit të Thatë, do të mbahen më 15 tetor 2016.

Ky manifestim që organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” e Zymit, në bashkëpunim me Minstrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe me Drejtorinë komunale për kulturë në Prizren, sivjet do t’i kushtohet shenjtërimit të Shën Terezës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:

“Në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit

Mbahen “TAKIMET E GJEÇOVIT’2016”

Ky manifestim letrar, kulturor e shkencor mbahet për të 45-tën herë me radhë pa asnjë ndërprerje. Manifestimi mbahet ditën e shtunë, më 15 tetor 2016.
Në Zym të Hasit të Thatë, komuna e Prizrenit, për të 45-tën herë me radhë (pa asnjë nërprerje) ditën e shtunë, më 15 tetor 2015, mbahet manifestimi letrar, kulturor e shkencor “TAKIMET E GJEÇOVIT”. Manifestimi i përmendur organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit në bashëkpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës dhe Drejtorati të Kulturës të komunës së Prizrenit.
Manifestimi i sivjetmë do ta ketë këtë përmbajtje:
– 45-vjet të manifestimit “TAKIMET E GJEÇOVIT”
– Shën Nëna Tereze (program artistik)
– Ekspozitë kushtuar Shën Nënës Tereze

ORA LETRARE “ANTON PASHKU”
Lexojnë 15 poetë nga viset etnike shqiptare
Jepen çmimet:
Plaketa “Pena e Pjetër Bogdanit”
Plaketa “Pena e Shtjefën Gjeçovit”
Plaketa “Pena e Anton Pashkut”
“!UNAZA E KATIT”
Programi kulturo-artistik i AEK “Katarina Josipit”
Mikpritja zymjane”

takimet2 takimet3 takimet4