ME NOTË MESATARE 9.3, NUK ARRITI TA PËRFITOJË BURSËN

29.07.2017 20:10:32

Komuna e Prishtinës ka shpallur konkurs në muajin prill për të rinjtë e këtij qyteti që të jenë përfitues të bursës komunale. Rezultatet e u shpallën në qershor.

Por disa prej studentëve paraqitën ankesa për këtë proces, e të cilët ende po presin përgjigje nga komuna.

Natyra Arifi, edhe pse ka notën mesatare 9.3 në studimet themelore, nuk arriti ta përfitojë bursën komunale të Prishtinës.

Ajo studion në Departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore. Sipas saj, ishin 12 bursa të planifikuara për këtë Fakultet, por që iu dhanë vetëm Departamentit të Matematikës, madje edhe studentëve me notë më të ulët mesatare.