Me pranimin e idesë serbo-ruse për ndryshimin e kufijëve,Thaçi vetëdishëm rënditet në anën e Akademisë se SHkencave dhe arteve të Beogradit

18.09.2018 20:06:27
Nga Muhamet Shabani

Është e pamundur që dikush që të pushton, të poshtëron, të vret,të djeg,të shkatërron,ti të shpreson që ai një ditë të jetë shpetimtari i ytë dhe i popullit tënd. Presidenti ëndërron dhe propagandon “Një marrëveshje” historike me ata protagoniste që historin e popullit tone nuk na e njohen kurrë.

Në baze të KUSHTETUTES së Republikës së Kosovës, sovraniteti dhe integriteti i Kosoves jane te panegociueshme.
Kjo ide e Presidentit Thaçi Kosoven si shtet sui generis e zhbën dhe e shndërron në Provincë serbe të vitit 1947.

Idea serbo- ruse për ndryshim të kufijve e perkrahur nga presidenti Thaci të përkujton Elaboratet e Vasa Çubriloviqit,7 mars 1937dhe Elaboratin e dyte te ti të 3 nentorit 1944, Problemi i pakicave kombetare në Jugosllavin e re.
Të përkujton edhe Projektin e çetnikut Dr Stevan Moleviq.
Të përkujton Elaboratin e Ivan Vukotiqit për ndarjen e Shqiperise si dhe Projektin e Ivo Andriqit.
Iden antikombetare dhe antishteterore të Thaçit për zhbërjen e Shtetit të Kosovës do ta gjelozonin dhe do ta lakmonin Perandori Neron i Romës,Mareshali Peten i Frances dhe Esat Pash Toptani.
Perandori Neron 37-68 për të ngritur autoritetin e tij të kontestueshëm vret të ëmën e tij Agripina dhe mesuesin e tij Seneka!.

Për të hyrë në histori si emer i perjetshem e kalli mbi gjysmen e qytetit të Romes.
Senati e dënoi me vdekje. U arratis nga Roma dhe vrau veten!
Mareshali Peten gjatë Luftës së Parë Botërore ishte me grade gjeneral.
Për merita të jashtezakonshme shpallet Hero Kombetar i Frances.

Gjatë Luftes se Dyte Boterore, bashkëpunon me gjerman dhe e shpall Shtetin e Vichit i cili perfshinte perafersisht gjysmen e territorit francez.Pas çlirimit Gjyqi e dënoi me vdekje.
Presidenti Charles de Gaulle ia fali jeten dhe u denue me burgim të përjetshëm.
Esat Pashe Toptani më 22 prill 1913,kunder dëshirës së qytetarëve shkodranë, nënshkroi tradhtisht marreveshjen e kapitullimit dhe bashkë më trupat turke e shqiptare, më armet dhe municionet u largua nga qyteti i Shkodres.
Pra qyteti iu dorezua ushtrise malazeze.
Për veprimtari antikombetare më 13 qershor 1920, Avni Rustemi e ekzekuton ne Paris Esat Pashe Toptanin.

“Dhe,para së gjithash,

ruhuni nga mallkimi i historisë
dhe mos e harroni atë
kur të jepni mendimin tuaj!”