Pas incidentit me trenin provokues serb, në të cilin shkruante “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, politikanët serbë, duke nisur nga presidenti Nikoliq e kryeministri Vuçiq, dolën e thanë se “janë gati ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë”.
Në ballinë po ashtu janë vendosur fotografi të forcave speciale të Kosovës ROSU, treni, si dhe deklaratat provokuese të Nikoliqit e Gjuriqit.
“Tash neve na duhen koka të ftohta, një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”, është nëntitulli i kësaj gazete. /Lajmi.net/