Mediat serbe: Thaçi “nuk e kupton” mesazhin, i kërkon Kuintit t’i bind serbët për Ushtri

09.03.2017 12:26:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka marrë mbështetje nga ambasadorët e Kuintit për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Medita serbe duke i cituar ato kosovare, thonë se Thaçi ka kërkuar nga disa partnerë të ndihmojnë në bindjen e deputetëve të listës Serbe për të votuar ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Thaçi nuk e ka kuptuar mesazhin kundërshtues dhe po kërkon nga shtetet e Kuintit t’i bind deputetët e Listës Serbe”.

Kujtojmë se kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë se përfaqësuesit serbë në Kuvendin e Kosovës do t’i përdorin të gjitha mjetet politike për të kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.