Meja në 20 vjetorin e pranverës s’ë përgjakur

27.04.2019 14:48:07

U bënë dy dekada, që nga pranvera e vitit 1999, e cila në vend të fushave me blerim, mbolli tokën me gjak e n’at pranverë nuk erdhën zogjët shtegtar, por shtegtar nën hirin e dhimbjes e trishtimit ishin shqiptarët që po largoheshin nga fati i trishtë,nën kërcënimin e orës s’ë humbur,ku koha dhe historia sikur po i gëlltiste. Fusha e Mejes mblodhi 376 shpirtra të cilët po vriteshin pamëshirshëm nga dora e hasmit barbar, për “fajin”pse ishin shqiptar. Shekujt para nesh ishin dëshmitar,të vuajtjeve dhe trishtimit për një komb të lashtë që asnjëherë nuk iu dorëzua skllavërisë në vendin e vet. Shekulli XX nën kërcënimin e hijeve të djallit, po merrte shpirta,andrra,dëshira dhe dashuri, në tokën që zotat ia falën etërve tanë ilirë. Meja është treguesi më i mirë, për gjenocidin që përjetoi ky popull. Meja u mbulua me gjakun e martirëve, të cilët dhanë jetën për lirinë. Askush nuk mund të na – i mohojë vuajtjet tona,as serbët të cilët me politikën e tyre ç’njerëzore një shekull rresht kryen krime të paimagjinueshme ndaj qenies shqiptare. Koha është të ecim përpara duke nderuar përjetësisht i varret e martirëve të rënë, që ky komb të mos shuhet e të jetojë sa të rrojë ora e njerëzimit mbi dhe.

Jahja Lluka