Meliza Haradinaj-Stublla takoi ambasadorin Rohde, kërkon përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë

Meliza Haradinaj-Stublla takoi ambasadorin Rohde, kërkon përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë

01.12.2020 11:09:50

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj- Stublla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Haradinaj- Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejtë çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës.