Meta, thirrje urgjente! “Të mos lejojmë shpopullimin e Shqipërisë”

27.09.2019 10:31:29

Anketa e realizuar nga fondacioni “Friedrich Ebert”, sipas të cilit 40 për qind e të rinjve kërkojnë të largohen nga Shqipëria ka sjellë edhe reagimin e kreut të shtetit.

Presidenti Ilir Meta, menjëherë pas publikimit të kësaj ankete në media sqaron përmes një statusi në facebook, se “ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent”!.

Kreu i shtetit, përmes këtij statusi lë të kuptohet se të gjitha institucionet duhet të bëhen bashkë për të qenë të përgjegjshëm dhe për të krijuar të gjitha lehtësirat që të rinjtë të mos drejtohen në Evropë, por të sigurojnë jetesë të mirë në vendin e tyre.

Largimi masiv i të rinjve është një çështje, e cila nuk ka nisur të diskutohet vetëm këtë vit. Mungesa e një pune të sigurt dhe të ardhura të mjaftueshme i ka detyruar shqiptarët, sidomos forcën aktive për punë të largohen në Evropë.