Shqipëri/ Ilir Meta uron 8 Marsin: Ditë reflektimi për të bërë më shumë për gratë

08.03.2018 11:32:41

Presidenti i vendit Ilir Meta përmes një postimi në faqen e tij në Facebook ka uruar të gjitha gratë, vajzat, nënat dhe motrat për festën e 8 marsit.

Sipas Metës, sot është dita për të reflektuar për të bërë më shumë që gratë dhe vajzat të shijojnë të drejtat e tyre

Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurt për një Shqipëri europiane dhe të begatë.