Militarizimi i diskursit dhe i veprimeve politike – hakmarrje e Serbisë ndaj LDK-së dhe Kosovës për procesin liri, pavarësi, demokraci

29.08.2016 16:59:08

Nga Rexhep Kastrati

Sekta okulte e Albinit, edhe kur ka qenë KAN ka pasur një diskurs agresiv, që u ka paraprirë aksioneve të saj agresive dhe anarkiste, por që sa kohë drejtimin e Qeverisë e ka marr LDK dhe kryeministri Mustafa, ka kaluar në militarizimin e diskursit politik, që u ka paraprirë militarizimit të veprimeve të saj politike. Militarizimi i diskursit politik nga ana e sektës okulte të Albinit ka shkuar deri në atë shkallë sa që ka bërë thirrje për luftë, për revolucion për të rrëzuar institucionet e shtetit, diskurs që bie ndesh me kushtetutën dhe me ligjet e vendit. Edhe anëtarë të konsderuar si të moderuar të saj, sikurse që konsiderohet Ilir Deda, kanë kërcënuar me luftë brendashqiptare, kurse kohëve të fundit, Visar Ymeri hapur ka paralajmëruar se në protestën e ftuar për një shtator, do të ketë trimëri, që do të thotë se do të ketë edhe përpjekje për aksione të pastra kriminale, ndoshta edhe terroriste. Se është kështu, e ka konfirmuar edhe Donika Kadaj – Bujupi, e cila ka kërcënuar se do të destabilizohet vendi. Militarizimi i diskursit politik nga ana e sektës okulte të Albinit, për një kohë të gjatë është bërë edhe pjesë e diskursit politik të partive të tjera opozitare, kurse korpusi mediatik kundër LDK-së, e ka bërë pjesë të diskursit gazetaresk. Dhe ky diskurs militarist, ka përgatitur opinionin për militarizëm veprues, pasi që me veprimet e veta, sekta okulte e Albinit u anagzhua që të digjte pronat private të kryeminstrit të vendit, të afërmve të tij, si dhe institucionet e shtetit. Me militantë të ardhur nga qytete të ndryshme, por edhe nga shteti shqiptare, nga territoret shqiptare në Maqedoni etj., por edhe persona të maskuar që nuk u duhet identiteti, sekta okulte e Albinit, e ndihmuar edhe nga dy partitë tjera opozitaree, por edhe me militantë të ndryshëm të PDK-së, krijuan skena që mund të shihen rrugëve të Sirisë, apo edhe të ndonjë shtetit tjetër. Dhe po e përsëris: e tërë kjo pasi që LDK ka marr pushtetin dhe kryetari saj, Isa Mustafa ka marr drejtimin e Qeverisë, duke dëshmuar se qasja e saj ndaj LDK-së, është qasje destruktive, për të mos thënë armiqësore. Rrënjët historike të kësaj duhet kërkuar në kontributin e saj dhe të presidentit Rugova për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë, për gjunjëzimin e Serbisë, siç thoshte para mbi 20 vitesh Ismail Kadare, në aspektin moral, njerëzor dhe politiko-diplomatik, dhe në origjinën e përbashkët me PDK-në, AAK-në, Nismën dhe pjesëtarët e tjerë të linjës së Tiranës/Kretës, e dalë nga zyrat e Fatos Klosit dhe të SDB-së serbe, pas takimit  Nano – Milosheviq në Kretë, më 1997. Me fjalë të tjera, militarizimi i diskursit politik të sektës okulte të Albinit, dhe i diskursit politik në Kosovë në përgjithësi, si paraprirje për milotarizimin e aksioneve dhe verpimeve politike, është hakmarrja e Serbisë dhe e aleatëve të saj ndaj LDK-së dhe ndaj Kosovës për gjithë procesin liri, pavarësi e demokraci, dhe si angazhim për ta rrënuar atë. Dhe presidenti rugova ka qenë i vetëdijshëm për të gjitha këto, prandaj ai kurrë nuk e ka militarizuar diskursin politik, as nuk ka bërë debate me kundërshtarët saj, por ka punuar në bazë të vizionit të tij për një Kosovë të pavarur anëtare e BE-së dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të. Se është kështu, mjafton të thuhet se gjithë të larat dhe të palarat e qeverisjeve të mëhershme janë heshtur më parë, dhe bëhen publike tash kur për Qeverinë aktuale të drejtuar nga kryeministri Mustafa, nuk ka ndonjë skandal për të thënë, dhe kur përkundrazi ka rritje cilësore të qeverisjes, ka përpsarime në shumë fusha etj. dalin audioincizime nga një gazetë online, mbrapa të cilës mund të qëndrojë Kadri Veseli, e që përfshijnë periudhën e qeverisjes para 5-6vitesh, pra që nuk kanë të bëjnë fare me Qeverinë aktuale. Fakti që sekta okulte e Albinit dhe partitë tjera aktuale opozitare nuk janë dëgjuar fare për aq kohë sa Hashim Thaçi ka qenë kryeministër, dhe me ta marr pushtetin LDK, kurse kryeminstri Mustafa – drejtimin e Qeverisë, të vetmin qëllim ia kanë caktuar vetes rrëzimin e Republikës, vrasjen e Shtetit dhe të qytetraëve tël saj, tregon se sa thellë janë të zhytur në anagzhimet e tyre kundër LDK-së, kundër lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë. Së këndejmi, përfundimisht duhet thënë se militarizimi i diskursit politik, si paraprirje e militarizimit të aksioneve dhe veprimeve politike është një hakmarrje e Serbisë kundër LDK-së, kundër Kosovës për procesin liri, pavarësi, demokraci, dhe si përpjekje për rrënimin e shtetit dhe të institucioneve të saj. Prandaj, askush nuk duhet të bjerë në kurthin që po ngre që sa kohë sekta okulte e Albinit dhe korpusi mediatik i njohur për angazhimet e saj kundër LDK-së, kundër presidentit Rugova dhe kundër Kosovës.