Ministri Hoti: 17 milionë euro bonuse nga buxhetorët për sigurim shëndetësor

11.08.2016 23:33:31

Në një postim në facebook, ministri i Financave, Avdullah Hoti ka njoftuar për vendimin e Qeverisë për aplikimin e sigurimit shëndetësor nga janari i vitit që po vjen. Ministri Hoti, në postimin e tij që mund ta lexoni më poshtë, ka paraqitur faktin se do të jenë 17 milionë euro nga punonjësit buxhetorë për sigurime shëndetësore:

“Pas 17 viteve, eshte Qeveria Mustafa qe vendos te aplikoje sigurimin shendetesor. Nga janari i vitit te ardhshem, fillojne te mbledhen premiumet nga te gjithe te punesuarit. Per te punesuarit ne sektorin publik, tanime kemi planifikuar 17 mil euro ne kornizen e shpenzimeve per 2017 per te mbuluar sigurimin shendetesor. Ministri i Shendetesire eshte angazhuar shume ne permbylljen e te gjitha pergaditjeve te nevojshne teknike dhe kadrovike.”