Ministri Hoti priti një grup biznesmenësh nga Gjermania në krye me kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës, Mustafë Abazi

13.10.2016 19:56:30

Minstri i Financave, Avdullah Hoti ka takuar sot kryetaron e Unionit të Bizneseve të Diasporës, me seli në Berlin, Mustafë Abazi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të Odës Ekonomike të Berlinit, përfaqëseues t bizneseve gjermane si dhe përfaqësuesi i gazetës ditore “Derivate-Magazin”. Në këtë takim, siç njofton vetë ministri Hoti, bashkëbseduesit kanë bsieduar për mundësitë për investime dhe punët që po bën Qeveria për përmirësimin e kushteve për investime.

Po ashtu, u vlerësua edhe kontributi i mërgatës, e cila sjell në Kosovë miliona euro, të cilat shkojnë në shpenzime konsumi dhe patundshmëri, prandaj duhet parë mundësitë që këto para të vijnë në formë t investimeve. Për këtë ndihmojnë edhe reformat fiskale dhe të tjera që janë realizuar nga Qeveria.

Ky është njoftimi i plotë i ministrit Hoti:

“Sot prita në takim Kryetarin e Unionit të Bizneseve të Diasporës në Berlin Mustafë Abazi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Berlinit, përfaqësuesit e bizneseve gjermane, si dhe përfaqësuesi i gazetës ditore “Derivate-Magazin”, me të cilët diskutuam për kushtet të cilat i ka krijuar Qeveria e Kosovës dhe për mundësitë e investimeve të diasporës në Kosovë.

Kosova për çdo vit po vije duke u konsoliduar me reforma legjislative sa i përket krijimit të kushteve për të investuar në Kosovë, dhe për këtë vlen të përmenden reformat fiskale, si dhe Ligji për investime strategjike në Kosovë.

Diaspora luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit, kjo vërehet edhe tek shifrat milionëshe të remitencave. Mirëpo, sipas të dhënave që aktualisht ne kemi shumica e këtyre mjeteve shkojnë në konsum ose patundshmëri. Prandaj, ndoshta këto mjete por edhe të tjera të cilat posedojnë bizneset në Gjermani do të kishte qenë mirë që të orientohen në të bërit biznes si forma më e mirë për zhvillimin e Kosovës dhe në hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë.”