Ministri i FSK-së: Hajdaraga do të mbahet mend për kontributin e tij gjatë luftës së Kosovës

30.07.2018 17:00:57

Me rastin e vdekjes së ish-ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Luan Hajdaraga, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen, bashkëpunëtorët dhe institucionet e shtetit shqiptar.

“Me dhembje të thellë e mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Luan Hajdaragës, ish ministër i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë”.

“Luan Hajdaraga, si Ministër i Mbrojtjes do të mbahet mend veçanërisht për kontributin e tij të jashtëzakonshëm gjatë luftës së Kosovës dhe mbështetjen e pakursyer dhënë luftës çlirimtare”.

“Në emër të Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në emër timin personal, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hajdaraga, miqtë e të ndjerit si dhe Institucionet e Republikës së Shqipërisë”! thuhet në letrën e ministrit Berisha.