Ministri Jolevski në takim me Carpenter

26.10.2016 10:08:57

Gjatë kohës së vizitës në SHBA, ministri Zoran Jolevski në Pentagon zhvilloi takim me zëvendës-ndihmësin e sekretariatit për mbrojtje, Michael Carpenter.

Në këtë takim ministri Jolevski e njoftoi Carepenter, për reformat që po bëhen në sferën e mbrojtjes, veçanërisht për modernizimin e ARM-së.

Carepenter u shpreh i kënaqur nga puna që ka bërë Ministria e Mbrojtjes në Maqedoni gjatë periudhës së kaluar dhe e falenderoi për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë që i’u jep misioneve të NATO-s.
Në fund të takimit të dy përfaqsuesit u dakorduan që vitin e ardhshëm duhet të rritet intenziteti i bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes.

Gjatë kësaj vizite ministri Jolevski, është takuar edhe me gjeneralin amerikan, James Jones, ish këshilltar për siguri ndërkombëtare dhe komandant i NATO-s.