Ministri Tahiri tregon se kush nuk do të thirret nga Gjykata Speciale

24.12.2018 22:44:44

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri thotë se ata që janë gjykuar më parë nuk do të thirren prapë nga Gjykata Speciale.

Ndërkohë ai ka treguar se të gjithë ata që janë ftuar deri më tani për dëshmi nga Gjykata Speciale ‘kanë treguar përgjegjshmëri të lartë’.

Tahiri thotë se nuk di ndonjë emër të ndonjë personi, i cili mund të gjykohet nga Gjykata Speciale.

“Asnjëherë. E them me përgjegjshmëri të plotë se asnjëherë s’kam biseduar për emra që mund të gjykohen nga kjo Gjykatë”, tha Tahiri në Televizionin T7.