Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom do të qëndroj...

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

04.05.2017 08:42:25

 

Ajo gjatë ditës do të takohet me krerët e lartë të shtetit dhe homologun e saj kosovar, ministrin Enver Hoxhaj.

Fillimisht Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom. (Kabineti i Presidentit, ora 10:15)

Ndërsa, Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet me Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström ku edhe do të mbaj konferencë e përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave P32, ora 13:45)

Po ashtu edhe Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallström. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 – vetëm pamje).