Ministrja Hoxha takoi drejtorin e ri të GIZ-it gjerman

21.05.2018 23:38:22
Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha ka takuar sot drejtorin e ri të GIZ-it gjerman David Oberhuber, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm, përkrahjen e fuqishme të cilin e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për procesin integrues.

Ministrja Hoxha e falënderoi Z. Oberhuber, duke theksuar se përkrahja gjermane është thelbësore në proceset nëpër të cilët po kalon Kosova, në veçanti procesi integrues, njofton Klan Kosova.

”GIZ-i ka ofruar mbështetje të fuqishme për procesin integrues, konsideroj se kjo ndihmë është thelbësore në këtë proces. Theksova të arriturat dhe sfidat e këtij procesi, duke u zotuar se zbatimi i rekomandimeve nga Brukseli janë prioritet, ashtu si procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë dhe zbatimi i MSA-së”, theksoi Ministrja Hoxha.

Oberhuber vuri në pah përkushtimin e GIZ-it për këtë proces, duke theksuar të arriturat por edhe sfidat e këtij procesi.

Kosova do ta ketë edhe më tej mbështetjen e fuqishme në procesin integrues nga GIZ-i, ka thënë mes tjerash Z. Oberhuber, duke vënë në dukje se ka ende shumë punë për t’u bërë, por rruga e Kosovës tashmë është e konfirmuar, brenda vlerave dhe integrimeve euro-atlantike.

Ai ka rikonfirmuar se përkrahja e GIZ-it, do të vijoj në pajtim me prioritetet e Qeverisë, procesin integrues.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Agjenda Evropiane e Reformave dhe reformat ekonomike janë bazë e mirë e çuarjes përpara të agjendës integruese, agjendë të cilën GIZ-i do ta mbështes