Ministrja serbe “tërbon” Beogradin, mban në dorë me krenari flamurin e Kosovës

24.04.2019 11:29:22

Në muajin shkurt të këtij viti, serbja Dijana Ziviç mori detyrën e Ministres së Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural. Ajo zëvendësoi Nenad Rikallon, emri i të cilit ishte përfolur për keqpërdorime në këtë ministri.

Pak ditë pas formimit të qeverisë së Kosovës në muajin shtator të vitit 2017, disa qytetarë  denoncuan në media sesi Rikallo ka keqtrajtuar e torturuar qytetarët shqiptarë dhe gjatë luftës ishte pjesë e forcave të armatosura serbe.

Por ndryshe duket se mendon Ziviç, e cila mori detyrën nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ajo është treguar patriote e vërtetë kur u paraqit me flamurin e Kosovës në do Në Ditën e Komunitetit Turk, në një koktej rasti, Ziviç u paraqit pranë kolegëve derisa në dorë shihet të ketë flamurin e Kosovës.