Mjeku kinez thith urinën e pasagjerit me gojë, që t’ia shpëtojë jetën...

Mjeku kinez thith urinën e pasagjerit me gojë, që t’ia shpëtojë jetën në aeroplan

22.11.2019 20:03:54

Se profesioni i mjekut është i shenjtë e dëshmon më së miri një video e publikuar më poshtë, ku shfaq një mjek i cili pa u menduar dy herë thithë me gojë urinën e një pacienti – dhe këtë gjë e bën vetëm dhe vetëm që t’ia shpëtojë jetën.

Ngjarja ka ndodhur gjatë udhëtimit me aeroplan nga qyteti kinez Guangzho për në New York, ku një pasagjer 70-vjeç, filloi të ndihet keq dhe aty rastisi të jenë dy mjekë që gjithashtu po udhëtonin.

Ai u tha se nuk po mund të urinonte dhe e kuptuan se kishte probleme me fshikëzën, dhe në mungesë të pajisjeve adekuate për ndërhyrje përdorën gyp të plastikës me të cilën ia nxorën nga fshikëza 800 mililitra urinë duke e thithur me gojë.

Bëhet fjalë për kirurgun vaskular Zhang Hong dhe kolegun e tij Xiao Zhangxiang, që e asistoi për t’ia shpëtuar jetën pasagjerit të moshuar që sigurisht se do ta pësonte me jetë nga plasja e fshikëzës, po të mos kryhej kjo ndërhyrje.

Ndërkaq i pyetur për këtë veprim, ai tha se shpëtimi i një jete është detyrë fundamentale e një mjeku.