Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplomatëve rus e iranianë

22.01.2021 15:04:57

Moska ka bërë të ditur se do të hakmerret ndaj veprimit ë e ka quajtur “ekstrem” të qeverisë shqiptare për të dëbuar diplomatin rus, Alexei Krivoshëv.

Numri dy i qeverisë ruse, Alexander Grushko e ka konsideruar një provokim të hapur. Dje qeveria shqiptare shpalli një diplomat rus person “non grata”, duke e nxitur atë të largohej nga vendi brenda 72 orëve për pretendimin e shkeljes së masave të lidhura me koronavirusin.

“Na vjen keq shumë, pasi ky është padyshim një provokim që synon marrëdhëniet ruso-shqiptare. Sigurisht, ky hap jo miqësor nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha Grushko për portalin e Kremlinit, Sputnik.

Tre vite më parë, më 26 mars të vitit 2018 Tirana zyrtare dëboi edhe 2 diplomatë të tjerë rusë. Shqipëria u rreshtua në krah të vendeve që kanë dëbuar diplomatët rusë është edhe Shqipëria e cila vendosi të shpallë ‘non grata’  Vladislav Filipov, atashe ushtarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës ruse. Vendimi i erdhi si rezultat i kundërpërgjigjes ‘on bllok’ të vendeve të BE dhe SHBA për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.

Përveç dy diplomatëve rusë, qeveria shqiptare ka shpallur “non grata” 2 vite më parë edhe ambasadorin e Iranit në Shqipëri, Gholam Hossein Moham Madnia, si dhe atasheun që mbulonte kulturën. Kjo kishte të bënte me ndërhyrjen e diplomatëve iranianë në çështjet e 3500 muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, ku dyshohen se ishin përfshirë në akte të mundshme terroriste.

Në lidhje me dëbimin e djeshëm, ambasada ruse në Tiranë i tha Sputnik se akuzat ndaj diplomatit rus ishin të pabazuara.

“Ne theksojmë se përmendja e emrit të zyrtarit tonë në njoftimin për shtyp është një shkelje e rëndë e praktikës diplomatike ndërkombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë është informuar për këtë”, tha ambasada./