Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

01.07.2018 23:25:17

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat  vende-vende do të shoqërohen me riga të izoluara dhe të dobëta shiu.

Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë  këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  nga 23-28 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësojë rënie të lehta .

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominues do të mbetet veriperëndimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.