Mourinho drejt largimit nga United, e pason “mjeshtri” i Champions League

01.08.2018 11:51:54

Hoze Murinjo mund të jetë shumë pranë largimit nga posti i trajnerit të Manchester United, me Daily Star që raporton se zëvendësuesi i tij do të jetë ish-galaktiku Zinedine Zidane.

Edhe pse duke e çutishme, largimi i Murinjos po projektohet para nisjes së sezonit, pasi ekipi që ai ka formuar po zhgënjen drejtuesit me performancën në ndeshjet miqësore në Shtetet e Bashkuara.

Gjithashtu 55-vjeçari ka një histori shthurjeje dhe tensioni gjatë sezonit të tretë me klubet që ka drejtuar më parë pasi e njëjta gjë ndodhi tek Real Madrid dhe Chelsea. Ky detaj i shqetëson së tepërmi zyrtarët e United.

Aq shumë, saqë shefat kanë një plan emergjence nëse ai nuk do të vijojë të qëndrojë në Old Traford edhe për dy vitet e mbetura në kontratën e tij.

Sipas The Sun, Zidane do ta pasojë atë pasi marrëdhëniet mes Murinjos dhe Ed Woodward janë përkeqësuar.