MPJ konfirmon lirimin e Hilmi Kelmendit

03.11.2016 13:41:45

Hilmi Kelmedni i arrestuar ditë më parë nga Serbia si i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës, është liruar sot.

Lirimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net, Bashmir Xhemaj këshilltar i ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Ai ka thënë se Kelmendi tash është duke i kryer disa procedura dhe gjatë mbrëmjes pritet të mbërrijë në Kosovë.

Të martën është liruar edhe Nehat Thaçi i cili kishte qëndruar në paraburgim një muaj, po ashtu i arrestuar nga Serbia nën dyshimin për krime lufte.